Enver Hoxhaj flet për shkarkimin e ambasadorëve nga Qeveria Kurti: Ky është skandali më i madh në politikën e jashtme

09:27 | 20 Maj 2021

Hoxhaj: Shkarkimi i ambasadorëve nga Kurti, skandali më i madh në politikën e jashtme.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas shkarkimit të 12 ambasadorëve nga misionet diplomatike, raporton Express.

Sipas Hoxhajt, ky vendim përbën skandalimin më të madh diplomatic në politikën e jashtme të vendit.

Ai ka thënë se veprime të tilla dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë.

“Qeveria Kurti, me veprimin e djeshëm për kthimin e ambasadorëve me “çelës politik”, e ka suspenduar Politikën e Jashtme. Në 23 misione diplomatike, Republika e Kosovës nuk ka ambasadorë. Kjo përbën skandalin më të madh në Politikën e Jashtme të Kosovës. Largimi i përnjëhershëm i ambasadorëve me “çelës politik” është i paprecedent, i pamatur, i pa analizuar mirë. Veprime të tilla kamikaze e dëmtojnë imazhin e Kosovës në botë, e zbehin subjektivitetin ndërkombëtar dhe i përmbysin të arriturat e dy dekadave të fundit në diplomacy”, ka shkruar Hoxhaj.

Komento: