Ambasadori i ri i Turqisë i shkon në ‘konak’ kryeministrit Haradinaj

12:31 | 21 Shkurt 2019

Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovës Cagri Sakar është pritur sot në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryeministri Haradinaj ka shkruar se është takuar me ambasadorin e ri të Turqisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.

“Për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e ekonomisë, prita në takim njohës ambasadorin e ri të Turqisë në Prishtinë, Cagri Sakar, të cilin e falënderova për mbështetjen e shtetit turk në të gjitha etapat e shtetndërtimit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: