Pal Lekaj i reagon deputetes gjermane: Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë

12:40 | 22 Maj 2021

Lekaj i reagon deputetes gjermane: Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, i ka reaguar deputetes gjermane, Zhaklin Nastiç, për deklaratën e saj se “Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Lekaj ka thënë se vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë.

“Dhe për ta bërë edhe më të qartë për gjithkënd që dëgjon marrëzirat e kësaj zonje, ja edhe nje nga qindra mijëra foto nga një kerkim i thjeshtë në googel ku paraqitet mizoria e shtetit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës. Vetëm të marrët mund të rreshtohen me Serbinë. ”, ka shkruar Lekaj.

Komento: