Kastrati reagon pas ngjarjes në Shipashnicë të Poshtme

14:30 | 23 Maj 2021

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën në fshatin Shipashnicë të Poshtme.

Kastrati u shprehë se në atë fshatë u dërguan invertar dhe pajisje për çerdhe, e cila do të ju shërbente edhe fshatrave përreth, transmeton Indeksonline.

Ai u shprehë se është për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj.

Banorë të fshatit Shipashnicë e Poshtme ndaluan komunën e Policinë me arsyetimin se po e mbyllin shkollën.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi.

Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.

Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët.

Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj.

Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr.

Kjo është e turpshme dhe e pafalshme.

P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen.

Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional.

Komento: