Aksident i rëndë në Gjilan, vdes 32-vjeçari.
Një i ri nga qyteti i Gjilanit ka vdekur si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sonte.
Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se vik.tima është i lindur në vitin 1989.
“Po, mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident me fatalitet në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.
Reporteri mëson se vik.tima është Burhan Ferati.