Gjatë kësaj jave, Kosovës i vijnë mbi 100 mijë vaksina anti-covid

14:45 | 25 Maj 2021

Kosovës i vijnë mbi 100 mijë vaksina anti-covid gjatë kësaj jave.

Programi Unicef ka njoftuar se në ditët në vijim në Kosovë përmes programit COVAX Facility, do të arrijnë në Kosovë edhe 100 mijë e 620 vaksina.

Në njoftim poashtu thuhet se deri më tani në Kosovë përmes këtij programi kanë arritur gjithsej 62 mijë e 400 vaksina.

Njoftimi i plotë:

Që nga arritja e kontigjentit të parë prej 24,000 dozave të vaksinave COVID-19 në muajin mars, Kosova ka pranuar në total 62,400 doza të vaksinës përmes COVAX Facility.

Në ditët në vijim pritet të arrijnë në Kosovë përmes COVAX Facility edhe 100,620 doza tjera të vaksinës COVID-19.

Komento: