Po na befasojka përsëri moti, këto janë temperaturat e ditëve në vijim

20:07 | 25 Maj 2021

Temperatura të larta gjatë dy ditëve të ardhshme e pastaj bubullima

Prishtina Ëeather ka dalë me parashikim të motit për dy ditët në vijim. Parashihet që të ketë temperatura të larta, ndërkohë që pasditen e së enjtes do të ketë rrebesh shiu dhe bubullima.

25.05.2021 – Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

26.05.2021 – Vranësira dhe intervale me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.

Temperaturat në vise të ulëta 13C deri 26C, e në vise malore 8C deri 18C. Do të fryjë mesatare nga verilindja 3-10m/s.

Indeksi UV shumë i lartë, ndaj orëve të mesditës preferohet ekspozim minimal ndaj rrezeve të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

27.05.2021 – Fillimisht kryesisht me diell. Gjatë ditës do të ketë zhvillime të vranësirave, e më vonë pasdite priten mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 25C, e në vise malore 8C deri 19C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e nga pasditja prej verilindjes.

Indeksi UV në vlera të larta, ndaj edhe në këtë rast orëve të mesdites preferohet qëndrim më i reduktuar në rreze të diellit. Indeksi i cilësisë së ajrit në vlera të pranueshme dhe të mira.

Komento: