E rëndë: Vdes në aksident në Zvicër vogëlushi shqiptar

20:43 | 25 Maj 2021

Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në një aksident në trafik

Në një aksident në Zvicër mbeti vdekur një fëmijë shqiptar, i cili bashkë me familjen jetonte në Zvicër.

Lajmin për vdekjen e Denisit e bëri të ditur, ish-kryetari i komunës së Rahovecit nē Kosovë, Idriz Vehapi.

“Engjëlli i vogël, Denisi, djali i nipit tim, sot iku nga kjo botë! Nuk i mbijetoi një aksidenti në Zvicër, ku lindi dhe po rritej me familje. Dhimbja nuk e njeh kufirin, e Denisi na la dhimbje të tillë. Pushofsh mes engjëjve, engjëll i vogël!”, ka shkruar Vehapi. 3

Komento: