Malmo mposhtet keq nga Chelsea, eliminohet nga Liga e Evropës

22:59 | 21 Shkurt 2019

Malmo është eliminuar nga Liga e Evropës.

Chelsea ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Evropës, duke e eliminuar Malmon me rezultat të përgjithshëm, 5:1.

Skuadra londineze sonte fitoi 3 me 0 në Stamford Bridge, ndërsa në ndeshjen e parë kishte fituar me vështirësi, 2:1, raporton lajmi.net.

Goli i parë për blutë u shënuan në pjesën e dytë, ku Olivier Giroud realizoi në minutën e 55’-të.

Ross Barkley (74’) e dyfishoi epërsinë e bluve, ndërsa golin e tretë erdhi nga Callum Hudson-Odoi (84’).

Komento: