U dënua nga FIFA, vjen reagimi i parë nga Chelsea

13:37 | 22 Shkurt 2019

Chelsea është dënuar rëndë nga FIFA.

FIFA sot ka njoftuar se kanë dënuar Chelsean me ndalimin e kryerjes së transferimeve për dy afatet e ardhshme kalimtare, duke gjetur shkelje te skuadra nga Londra në transferimin e lojtarëve të rinj, sidomos tek ata nën moshën 18 vjeçare.

Pas vendimit të FIFA-s, Chelsea ka reaguar duke bërë të ditur se do të apelojnë këtë vendim.

“Ne kategorikisht hedhim poshtë gjetjet e Komitetit Disiplinor të FIFA-s dhe prandaj do të apelojmë ndaj vendimit”, thuhet në reagimin e parë të skuadrës nga ‘Stamford Bridge’.

Me dënimin në fuqi, Chelsea nuk ka drejt blerje deri në verën e vitit 2020.

Komento: