Ish drejtori i Napolit: Milani po nënshkruan me një lojtar të madh

22:16 | 10 Dhjetor 2018

Ish-drejtori i Napolit Pierpaolo Marino ka thënë se Fabio Quagliarella do të jetë një nënshkrimin shumë i mirë për Milanin.

Rossonerët kanë qenë të lidhur me një lëvizje për Quagliarellën, me lëvizjen e tyre për Zlatan Ibrahimoviç që tani po dështon dhe po afrohet ngadalë.

Tani duket sikur Zlatan është i prirur të qëndrojë në LA Galaxy.

Marino kohët e fundit po bisedonte me Radio Sportin duke sugjeruar Milanin që të nënshkruajë me Quagliarellan.

“Milan duhet të ketë të paktën një sulmues tjetër në anën e tyre. Pas refuzimit të Ibrahimovicit, Quagliarella mund të jetë një emër i mirë për ta”, tha ai.

Ish sulmuesi i Napolit dhe Juventus ka një kontratë me Sampdorian që skadon më 30 qershor 2019, dhe nuk ka rinovuar ende marrëveshjen, përcjell ORAinfo.
Menaxhimi i klubit me bazë në Genoa ka propozuar një zgjatje njëvjeçare, ndërsa vetë lojtari do të donte dy.

Lojtari thuhet se ishte afër Milanit edhe gjatë verës së kaluar, duke pasur parasysh se ish-drejtori sportiv Massimiliano Mirabelli mendoi fuqishëm për nënshkrimin e lojtarit. /ORAinfo/

Komento: