Edi Rama takon opozitën e Kosovës

18:43 | 06 Qershor 2021

Edi Rama e takoi opozitën e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar mbrëmë krerët opozitarë të Kosovës, kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn.

Siç ka njoftuar NeësBomb, ata janë mbledhur duke pirë nga një gotë verë në Golem. Tavolinës së tyre në hotelin Pinea, të cilin e inaguroi dje kryeministri shqiptar, Edi Rama, iu bashkuan edhe analistët Mentor dhe Shpëtim Nazarko.

Në fotografi Rama shihet tek bisedon me Isa Mustafën, teksa të tjerët i ndjekin me vëmendje, ndërkohë që Haradinaj qëndron përballë tyre.

Raportet mes Ramës dhe Haradinajt nuk kanë qenë të mira, për shkak të akuzave të ish-kryeministrit kosovar se Rama dhe Thaçi planifikonin të bënin marrëveshje me Serbinë për shkëmbim territoresh. Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, por e kishte tërhequr padinë pak kohë pas, duke thënë se ka respekt për të kaluarën e ish-komandantit të UÇK-së.

Komento: