
Gjendet e vdekur në vendin e punës një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë.
Një infermiere është gjetur e vdekur në vendin e saj të punës në mëngjesin e kësaj të diele në Spitalin e Vushtrrisë.
Këtë për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Vushtrrisë, Avni Zahiti.
“Rasti është rreth orës tetë në mengjes dhe është cilësuar si vdekje e dyshimtë. Në vendin e ngjarjes viktima është gjetur nga personeli shëndetësor dhe me urdhër të prokurorit trupi i viktimës shkon për obduksion”.