Osmani: Nuk ka më dyshime se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiqit e të tjerëve që ishin pjesë e regjimit, ishte gjenocidi

22:48 | 08 June 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas konfirmimit të dënimit me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin.

Osmani tha se më nuk ka dyshime se qëllimi i regjimit serb ishte gjenocidi.

Ajo u shpreh se rajoni ka një rrugë të gjatë për të bërë, deri në arritjen e drejtësisë për të mbijetuarit e tjerë dhe familjarët e të zhdukurve.

“Kur shohim një vendim si sot, njerëzit dhe familjet që përjetuan vuajtje të patreguara të kryera nga regjimi gjenocid i Millosheviqit do të ndjehen sikur është bërë një hap më pranë drejtësisë. Nuk ka dyshim tani se qëllimi i Millosheviqit, Mlladiq dhe të tjerëve pjesë e atij regjimi, ishte gjenocid.

Osmani tha se ky vendim hyri në histori si rast i rrallë i vënies së drejtësisë.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë vënies së drejtësisë, por rajoni ka një rrugë të gjatë për të siguruar që të mbijetuarit e tjerë dhe familjet e të zhdukurve gjithashtu të marrin drejtësi. Me fjalët e Presidentit të SHBA-së,: “Drejtësia dhe pajtimi janë themeli për paqen dhe stabilitetin”, shkruan Osmani në Twitter.

Komento: