Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.
08:00
Në universitetin “Ukshin Hoti” zhvillohet procesi i zgjedhjeve të studentëve për Parlamentin Studentor dhe Këshillat studentore të fakulteteve. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)
Lexo Edhe:
Momenti i shembjes së kullave të centralit bërthamor gjatë ndeshjes së futbollit
10:00
Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Rishikimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
10:00
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar (pajisur) për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri”. (Shkolla “Nazim Gafurri”, Prishtinë)
10:30
GLPS mban Tryezë Diskutimi me temë: “Reforma në Administratën Publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)
11:00
Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë)
13:00
Lëvizja FOL vazhdon me serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me krerët e partive opozitare në Kosovë. I ftuari i radhës do të jetë Enver Hoxhaj, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. (Hotel “Sirus”, Prishtinë)
14:00
NDI dhe USAID mbajnë konferencë dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”. Merr pjesë amabasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. ( Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
18:00
Shfaqen dy ditarë të Vjosa Shala – Loca (l. 1977), një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta. (Muzeu i Kosovës, Prishtinë)