Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin e Salih Mustafës

09:18 | 09 June 2021

Sot në Hagë do të mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa.

Gjykata Speciale ka njoftuar se konferenca do të fillojë në orën 09:30, shkruan Gazeta Express.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë.

Më 28 shtator, ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

Aktakuza e ngarkon Mustafën me “përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare”.

Komento: