Një i vdekur e 21 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:08 | 09 June 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 21 raste të reja të infektuara.

Një informatë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i MSH’së:

10 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.753 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 86.489 doza të vaksinës.

Nga 2.114 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 111 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.454.

Në total numri i rasteve aktive është 832.
v

Komento: