Mblidhet kryesia e LDK-së, kjo është arsyeja

17:58 | 09 Qershor 2021

LDK mbledh kryesinë në ora 18:00, kjo është arsyeja.

Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, sot do të mbajë mbledhjen e radhës, duke filluar në ora 18:00.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Sibel Halimi, njofton reporteri.

“Po sot në ora 18:00 do të mbahet mbledhja e radhës e LDK-së”, tha shkurt ajo.

Merret vesh se në këtë takim do të diskutohet për kandidatët që pritet të kandidojnë në Zgjedhjet Lokale, që pritet të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Komento: