Lutfi Haziri për dënimin e “Kasapit të Bosnjës: Biden tha se krimet e luftës nuk i falen askujt e as prishësit e paqes

19:31 | 09 Qershor 2021

Haziri për dënimin e “Kasapit të Bosnjës: Biden tha se kr.imet e luftës nuk i falen askujt e as prishësit e paqes.

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe Kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, foli për dënimin e kri.minelit serb, Ratko Mladiq, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Hagë.

Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se së bashku me këtë dënim, ditën e djeshme doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me sanksionimin e zyrtarëve të cilët cenojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e ShBA-së.

Ai tha se kr.imet e luftës nuk i falën askujt, si dhe prishësit e paqes s’do të falën më.

“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Kr.imet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu”, shkroi ai.

Komento: