Prishtinasi mashtrohet për vizë, paguan 750 euro

09:45 | 13 Qershor 2021

Një burrë e mashtron prishtinasin, ia merr 750 euro për rregullimin e një vize.

Një burrë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një person ia ka marrë 750 euro në këmbim të rregullimit të një vize, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë.

“Prishtinë 11.06.2021 – 18:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë nga viktimës 750 € në këmbim të rregullimit të një vize. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili është njoftuar për veprën por edhe për një urdhëresë aktive për të dyshuarin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Komento: