Asnjë i vdekur dhe 12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

15:02 | 15 Qershor 2021

119 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë me COVID-19.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me coronavirus.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.668 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.107.

Në total numri i rasteve aktive është 238

Komento: