Mbi 102 mijë përsona janë vaksionuar deri më tash në Kosovë

15:20 | 15 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani në Kosovë janë vaksinuar 102 mijë e 598 persona kundër COVID-19.

Ndërsa, nga kjo ministri kanë treguar se 11 mijë e 19 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

Sipas MSH’së, brenda 24 orëve të fundit numri i të vaksinuarve ka shkuar në 3 mijë e 205.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga MSH.

Përndryshe, nga sot ka filluar zbatimi i Planit të Vaksinimit Masiv në Kosovë.

Nga sot planifikohet të vaksinohen mbi 300 mijë persona.

Komento: