Lajçak ‘çartet’ kur pyetet për liberalizimin e vizave për kosovarët: Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër

15:08 | 16 Qershor 2021

Emisari SpecEial i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak është shprehur me tone shumë të ashpra sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

Hulumtuesi në Forumin Ballkanik, Samir Behariq ka rrëfyer për momentin kur ai pyeti Lajçakun se pse liderët e Ballkanit duhet t’i besojnë BE-së, duke ditur faktin se pavarësisht premtimeve, Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat.

E përgjigja e Lajçak ishte krejt jashtë kornizave të argumentimit.

“Nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, i është kthyer Lajçak, sipas Behariq.

Mirëpo këtu nuk përfundon e gjithë kjo bisedë mes Behariq dhe Lajçak.

Sipas pretendimeve të hulumtuesit në fjalë, Lajçak ka thënë se është “trend” të kritikohet BE-ja për vizat, por që sipas tij liderët e Kosovës duhet të shkojnë tek vendet që po e bllokojnë procesin dhe të shohin se si mund të ia arrijnë qëllimit.

“Tash është bërë trend të kritikohet BE-ja për liberalizimin e vizave, por liderët e Kosovës duhet të shkojnë në shtetet që po bllokojnë lëvizjen që të pajtohen”, ka vazhduar Lajcaku, derisa ka pranuar se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme, sipas Behariq.

Të gjitha këto zhvillime, sipas Behariq kanë ndodhur në Forumin e Bratisllavës.

Komento: