Banorët e Bogës duan leje ndërtimi.
Banorët e Bogës së Rugovës po ankohen se shpallja Park Kombëtar i asaj ane, po i kufizon ata që të marrin leje ndërtimi.
Kërkesa e tyre është që të shfuqizohet ky ligj, në të kundërtën paralajmërojnë se do të jenë të padëgjushëm ndaj pushtetit lokal dhe atij qendror.
Në lidhje me këtë çështje, Drejtori i Urbanizmit në Komunën e Pejës, Rajan Arapi ka thënë se baza e gjithë kësaj pune është plani hapësinor i cili që nga viti 2014 është duke u zvarritur, njofton Klan Kosova.
Ndërsa Zëvendësministrja e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, tha se kufizimet brenda kësaj zone janë shkak i mosmiratimit të Planit Hapësinor të Bjeshkëve të Nemuna.
Por, ky nuk është problemi i vetëm i këtyre banorëve. Ata po përballen edhe me mungesën e ujit të pijshëm dhe të energjisë elektrike.
E në lidhje me këtë, komuna e Pejës thanë se është nënshkruar një memorandum dhe është votuar në asamble që KEDS-i të filloi me punë dhe të furnizoi fshatrat e asaj ane me energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=zjwABVjpaFw&t=29s