Raporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë viktimë nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 10 raste të reja me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i IKSHPK’së:
17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.
Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.
Në total numri i rasteve aktive është 184.