‘Çartet’ Rusia: Shkelje flagrante, ndihma që SHBA po ia bën Kosovës me armatim

19:08 | 17 Qershor 2021

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka reaguar lidhur me furnizimin me armatim të Kosovës nga Amerika.

MPJ-ja ruse ka theksuar se me këtë furnizim, SHBA-ja po bën minimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të sjellë paqe e stabilitet në Ballkan.

Këtë reagim, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

Zëdhënësja e kësaj ministrie, Maria Zakharova ka deklaruar se po bëhet shkelje nga militarizmi i Kosovës.

“Militarizimi i Kosovës është shkelje flagrante e Rezolutës 1244”, tha ajo. Ushtria e Kosovës ka pranuar furnizime nga SHBA-ja që nga formimi i saj.

Komento: