Dy anekse rrënohen afër Gërmisë

14:11 | 18 Qershor 2021

Rrënohen dy anekse të ndërtuara pa leje afër Gërmisë.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kanë rrënuar dy anekse pa leje në afërsi të Gërmisë, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit të komunës, rrënimi i anekseve ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, që konstatonin se anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

“Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë.

Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Njoftimi i plotë:

U rrënuan edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë!

Në vazhdën e angazhimit të inspektorëve komunal të ndërtimit, për të pamundësuar zhvillimin e punëve pa leje në kryeqytet, sot janë rrënuar edhe dy ankese të ndërtuara pa leje, afër Gërmisë.

Vendimi për rrënimin e këtyre anekseve vjen si pasojë e mosrespektimit të urdhëresave të inspektorit, të lëshuara pasi ishte konstatuar se të dy anekset ishin ndërtuar në kundërshtim me lejen ndërtimore.

Inspektorët e Ndërtimit, janë të obliguar që të përcjellin zbatimin e lejeve të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit. Ndërsa, tejkalimi i lejes ndërtimore përbënë shkelje ligjore dhe nënkupton ndërtim pa leje!

Drejtoria e Inspeksionit në vazhdimësi ka njoftuar se për shkeljen e Ligjit të Ndërtimit më i dëmtuari mbetet vet investitori/ja. Ngase ndërtimet pa leje, dënohen dhe rrënohen. Dhe kjo vlen për të gjithë ndërtuesit pa leje, pa dallime.

Komento: