Se i ka në qejf dasmat, Agim Bahtiri gjithmonë e ka shfaqur

18:18 | 19 Qershor 2021

Fillon “sezoni i dasmave” për Agim Bahtirin, hedh valle me surle e tupana.

Dëshmoi edhe një herë talentin e tij për vallëzim. Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, jo rrallë herë ka treguar se di të kërcejë shumë mirë nën tingujt e muzikës popullore shqipe.

Madje, tashmë njerëzit e dinë këtë talent të politikanit që shpesh është në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij.

E sot duket se për Agim Bahtirin nisi “sezoni i dasmave”, që Kosovës i ka munguar shumë për shkak të pandemisë COVID-19.

Pasi e lutën pak, i pari i Mitrovicës së Jugut nuk ngurroi që t’ia hedhë valles nën ritmin e surleve e daulleve.

Ai vallëzoi derisa ishte pjesë e ceremonisë së përurimit të rrugës Bajgorë-Kovaçicë në Shalë të Bajgorës.

https://www.youtube.com/watch?v=d0FhuYtiwq0

Komento: