Aksident i rëndë në Shkabaj të Prishtinës, mbesin të lënduar tre persona

17:26 | 23 Shkurt 2019

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Prishtinës, ku kanë mbetur të lënduar tre persona.

Këtë e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se një vetura ka goditur barrierat e rrugës dhe pas goditjes është kthyer në kahun e kundër të lëvizjes.

“Aksidenti ka ndodhur në Shkabaj të Prishtinës. Të lënduar kanë mbetur tre persona. Vetura nuk ka qenë duke lëvizur në kahun e kundërt të korsisë, por pas goditjes së barrierës ajo është kthyer në atë formë”, ka bërë të ditur ai.

Komento: