Moti i lig, rajoni i Pejës mbeti pa rrymë

17:42 | 23 Shkurt 2019

Shumë rajone të Kosovës kanë mbetur pa rrymë si pasojë e motit të lig dhe erërave të forta.

Probleme më së shumti ka pasur në rajonin e Dukagjinit,

Përmes një njoftimi nga KEDS është bërë e ditur se disa pjesë të qytetit të Pejës kanë mbetur pa energji.

Megjithatë, sipas KEDS problemet më të shumta janë rregulluar..

“Një numër i madh i prishjeve janë sanuar dhe me angazhimin e madh të punëtorëve presim që edhe prishjet tjera të sanohen sa më shpejtë”.

“Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët dhe falënderojmë punëtorët tonë për përkushtimin në rregullimin e prishjeve në këto kushte të vështira atmosferike”, shkruan KEDS më tej në rrjetin social Facebook.

Komento: