Kjo është porosia e Enver Hoxhajt për Albin Kurtit para takimit me Macronin

11:40 | 21 Qershor 2021

Ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, lidhur me paraqitjen e tij në takimin e parë në dialogun Kosovë-Serbi

.

Ai tha se java e kaluar shënoi mjerimin politik të kësaj Qeverie, duke thënë se këtë “me cirkuset e tij diplomatike e manifestoi Albin Kurti”.

“Në vend të njohjes nga Serbia, në Vjenë ai kërkoi mos sulmimin nga ajo. Në vend se të zotohet për zbatimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe forcimin ekonomik të vendit, mohoi ligjshmërinë e saj”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

“Meqë këtë javë Kosovën e pret një tjetër takim i rëndësishëm dhe i vështirë në Paris, uroj që Albin Kurti të ketë reflektuar mbi marrëzitë e tij politike të ditëve të fundit e mjerimin anarakist dhe të sillet me përgjegjshmëri shtetërore e institucionale”, tha ai.

Komento: