Edita Tahiri radhitë pikat kryesore që i munguan platformës se kryeministrit Kurtit në Bruksel

13:05 | 21 Qershor 2021

Ish-kryenegociatorja në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka radhitur tri pikat, që sipas saj, i munguan platformës së Albin Kurtit në Bruksel.

Tahiri konsideron që platforma e kryeministrit Kurti në Bruksël ka qenë e dobët. Kësisoj ajo ka dhënë arsyet e veta.

Postimi i Tahirit:

Pikat qe i munguan plaftformes se Kurtit ne Bruksel jane:

NJOHJA RECIPROKE NE KUFIJTE AKTUAL – si kerkese kryesore dhe e vetmja arsye e dialogut final
REPARACIONET E LUFTES – qe perfshine jo vetem ceshtjen e te pagjetureve por gjithe vargun e demshperblimeve te luftes dhe gjenicidit, vrasjen e terrorizimin e dhjetra mijera shqiptareve, dhunimin e 20000 grave, nje milion te debuar, pensionet, depozitat bankare etj

SUKCESIONI – Kosoves i takon nje e teta e pasurise se ish Jugosllavise, ku ka qene njera nga 8 njesite federale.

Ne te gjitha intervistat keto dite kam theksuar se mungesa e ketyre pikave ka bere qe platforma e qeverise ishte e dobet. Duke qene se kam pasur shume pyetje nga qyetaret permes messengjerit, vendosa tju pergjigjem edhe me shkrim.

Komento: