Procedohet në Qeveri ligji për Gjykatën Komerciale

16:50 | 21 Qershor 2021

Sot është proceduar në Qeveri, projektligji për themelimin e Gjykatës Komerciale.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ky hap është në përputhje me zotimet e qeverisë.

Ajo ka thënë se formimi i kësaj gjykate do t’i hapë rrugë investimeve nga bashkëtarët tanë dhe investimet e huja në Kosovë.

“Në përputhje me zotime tona, sot e proceduam në Qeveri, projektligjin per themelimin e Gjykatës Komerciale, si një mekanizëm i veçantë, i cili i hap rrugë investimeve nga bashkëatdhetarët tanë dhe investimeve të huaja në Kosovë. Falënderoj gjithë anëtarët e grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë gjatë këtyre ditëve!”, ka shkruar Haxhiu.

Komento: