Ishte duke ecur në zebra, vetura godet një qytetare në Prishtinë

09:17 | 22 Qershor 2021

Një qytetare është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Në foton e publikuar shihet se aksidenti ka ndodhur në zebra.

Sipas dëshmitarëve, qytetarja ka qenë duke kaluar rrugën në zebra kur është goditur nga vetura.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e qytetares, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ende policia dhe ndihma e shpejtë.

Komento: