Në këtë orë do të takohen nesër në Paris, Albin Kurti dhe Emmanuel Macron

09:19 | 22 Qershor 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet nesër me homologun e tij francez, Emmanuel Macron.

Takimi do të nisë në orën 19:30 në Pallatin Elisee në Paris.

Radio Kosova merr vesh se Kurti dhe Macron do të bisedojnë lidhur me temën e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë si dhe perspektivën e Kosovës drejt integrimeve Evropiane.

Ftesën për takimin e së mërkurës, presidenti Francës Emmanuel Macron, ia kishte dërguar para tre muajsh Kryeministrit Kurti, pasi ai kishte fituar zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Klan Kosova ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë, Përparim Kryeziun, i cili nuk e ka konfirmuar kohën e takimit. Ai ka thënë se e vetmja gjë që mund të konfirmojë vizita e tij e cila është përmendur në komunikatë.

Komento: