Komisioni për Buxhet ka rekomanduar shkarkimin e Bordit të RTK-së.
“Me 6 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ky propozim i shkon Kuvendit me pikat e Komisionit”, ka thënë kryetarja e Komisionit Doarsa Kica Xhelili.
Deputetët e Vetëvendosjes që janë anëtarë në këtë Komision, kanë përkrahur rekomandimet e Komisionit për shkarkim.
Ndërkohë, deputetët e opozitës në këtë Komision, Mërgim Lushtaku dhe Agim Veliu, kanë qenë kundër këtij propozimi, duke thënë se anëtarët e Bordit të RTK-së, njëherë do të duhej të hetoheshin, e pastaj të iniciohej shkarkimi.
Ata kanë kritikuar deputetët e pozitës, se pas këtij shkarkimi, synojnë të emërojnë bord njëpartiak (VV).
Ndërsa fjalën e fundit për apo kundër këtij shkarkimi e ka Kuvendi i Kosovës.