Kryeministri Kurti para kryediplomatit italian: Njohja nga Serbia është e domosdoshme

18:35 | 22 Qershor 2021

Kryeministri Albin Kurti, tha se Italia është partner i rëndësishëm për Kosovën, duke theksuar kontributin e tyre në dialogun me Serbinë.

Shefi i Qeverisë tha se Italia vazhdimisht bën përpjekje për të na ndihmuar në liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kemi zbatuar detyrat tona, dhe falënderojmë që Italia vazhdimisht bën përpjekje në njohjen e Kosovës nga vendet tjera dhe liberalizimin e vizave, andaj me Italinë kemi një miqësi të vërtetë. Zgjidhja e vetme është njohja e shtetit tonë dhe që e ndihmon edhe Serbinë nga mentaliteti i forcuar i Millosheviqit. E domosdoshme për ne është njohja e Kosovës. Nuk do të ketë përsëritje të tragjedive”, tha ai në Kuvend.

Komento: