Jeremiq i prerë: Serbia kurrë s’duhet ta njohë Kosovën

09:07 | 23 Qershor 2021

Jeremiq: Serbia kurrë s’duhet ta njohë Kosovën.

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, ka thënë se ky shtet nuk duhet ta marrë për të mirëqenë pozicionin aktual të fuqive perëndimore se ata nuk do të dorëzohen sa i përket pavarësisë së Kosovës.

Ai vlerëson se “në marrëdhëniet ndërkombëtare asnjëherë nuk ka kuptim të fjalëpërfjalshëm”, raporton H1, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia është e vetmja që kurrë nuk duhet të pajtohet për ta ndryshuar pozicionin e saj lidhur me pavarësinë e Kosovës, sepse ajo është themeli i identitetit tonë kombëtar për më shumë se gjysmë mijëvjeçari”.

Komento: