Ministrja Gërvalla për shkaqe shëndetësore po mungon në konferencën e Akademisë Diplomatike

10:00 | 23 Qershor 2021

Për shkaqe shëndetësore Gërvalla mungon në konferencën e Akademisë Diplomatike.

Akademia Diplomatike e Kosovës këtë të mërkurë është duke mbajtur konferencën akademike, ndërkombëtare, me temën “Politika e jashtme e Kosovës – një qasje proaktive”.

Fjalën hyrëse të kësaj konference ishe paraparë që ta mbajë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, por për arsye shëndetësore nuk është duke marrë pjesë në këtë konferencë, njofton Klankosova.tv.

Folës kryesorë të kësaj konference do të jenë ambasadori Wolfgang Petritsch, president i Fondacionit Austriak Marshall Plan, David L Phillips, drejtor i Institutit për Paqe në Universitetin Columbia të Shteteve të Bashkuara të Amerikë si dhe Sébastien Gricourt, drejtor i Observatorit Ballkanik në Fondacionin Jean Jaures.

Komento: