Bie numri ndjeshëm, kaq pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës

13:52 | 23 Qershor 2021

78 pacientë me koronavirus po trajtohen në spitalet e Kosovës.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në QKUK, spitalet COVID dhe ato të përgjithshme janë duke u trajtuar gjithsej 78 pacientë.

20 prej këtyre pacientëve janë pozitivë me koronavirus, 56 me oksigjeno-terapi, kurse dy prej tyre vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore, transmeton Klankosova.tv.

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë 60 pacientë të shtrirë, në Klinikën Infektive 12, ndërsa në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 18 pacientë.

Komento: