Piatek arrin rekord, vetëm Messi është më i mirë se ai

21:45 | 23 Shkurt 2019

7 gola në 6 ndeshje me fanellën e Milanit.

Piatek është paraqitur në mënyrë të shkëlqyer në San Siro dhe ka pushtuar zemrat e tifozëve të Rossonerëve përcjell ORAinfo.

Në total, midis Coppa Italia dhe Serie A, sulmuesi polak ka shënuar 26 gola. Vetëm Lionel Messi (31 gola) bëri më mirë në pesë ligat e mëdha evropiane.

Kujtojmë se edhe mbrëmë në ndeshjen në San Siro ku Milan u takua me Empolin, sulmuesi polak shënoi një gol, kjo dëshmon qartë formën e tij të lartë në fanellën e Milanit./ORAinfo/

Komento: