
Zhduken dy persona nga Gjilani.
Dy persona, një vajzë dhe një djalë, janë zhdukur në dy raste të ndara. Familjarët e tyre kanë raportuar në polici se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tyre.
Për vajzën e zhdukur ka njoftuar axha i saj.
“Gjilan, 22.06.2021-12:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se vajza e vëllaut të tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Ndërsa, për djalin e zhdukur ka njoftuar babai i tij.
“Gjilan, 22.06.2021-11:00. Një mashkull kosovar njofton se djali i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.