Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e shkarkimit të pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, Kuvendi shkon në pauzë

14:33 | 24 Qershor 2021

Nuk ka kuorum për votimin e shkarkimit të pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, Kuvendi shkon në pauzë.

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë pikën e shkarkimit të pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka pasë kuorum për votimin e kësaj pike, pasi në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.

Ai ka shtuar se Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 16:00

Komento: