Ylli 100 milionësh po e zëvendëson Rakiticin te Barça

22:44 | 23 Shkurt 2019

Kampionët e La Ligas Barcelona po përgatisin një lëvizje prej 96-100 milionësh funtesh për mesfushorin e Atletico Madrid, Saul Niguez, ky lajm është sipas raporteve në AS përcjell ORAinfo.

Katalanasit e shohin spanjollin 24-vjeçar të Spanjës si zëvendësim ideal për Ivan Rakitic, i cili pritet të largohet nga Kampi Nou këtë verë.

Për Rakiticin janë të intersuar një mori skuadrash, por Interi thuhet se tashmë ka arritur një marrëveshje të fshehtë me kroatin./ORAinfo/

Komento: