Ja sa persona u vaksionuan në Kosovë brenda 24 orëve të fundit

15:34 | 24 Qershor 2021

Brenda 24 orëve, 4 mijë e 439 qytetarë vaksinohen kundër Covid-19.

Brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, 4 mijë e 439 qytetarë e kanë marr vaksinën kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, nga fillimi i procesit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë vaksinuar 149 mijë e 121 qytetarë.

Në ndërkohë me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 25 mijë e 158 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

24 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

24 orët e fundit janë dhënë 4.439 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 149.121 doza të vaksinës.

Deri më sot 25.158 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.764 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.280.

Në total numri i rasteve aktive është 171.

Komento: