
Mot i nxehtë edhe në dy ditët në vazhdim, këto janë temperaturat
Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës dy ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i nxehtë me temperatura deri në 36 gradë.
Do të mbajë mot me diell dhe me vapë. Gjatë pjesës ë dytë të ditës vende-vende do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat parashihen të shoqërohen me shi në formë të stuhive lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.