Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier-Vlorë në hyrje të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake, ka disa viktima nga ky aksident.
Burime jozyrtare flasin për 5 persona kanë humbur jetën.
Sipas të dhënave nga vendngjarja, janë përplasur dy automjete. Njëra nga makinat ka dalë tërësisht nga karrexhata pasi u godit nga pas nga makina tjetër që udhëtonte me shpejtësi të lartë.