Besian Mustafa i reagon Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me terminet

11:44 | 27 Qershor 2021

Besian Mustafa-Ministrisë së Shëndetësisë: Jo “termine”, por s’ka vaksina.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaraur se Ministria e Shëndetësisë thotë se s’ka termine të lira për vaksinim sepse aktualisht nuk ka vaksina.

Mustafa ka publikuar një fotografi të platformës E-Kosova, në të cilën thuhet se s’ka termine të lira për vaksinim.

“Jo termine, por s’ka vaksina. Shkoi gjysma e 2021 e në Kosovë s’ka vaksina”, shkroi Mustafa.

Ndryshe të shumta janë rastet kur qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre se nuk po arrijnë të aplikojnë në platformën E-Kosova për ta caktuar termin për tu vaksinuar kundër COVID-19.

Atyre nuk po u jepet mundësia që në këtë platformë të caktojnë datë të marrjes së vaksinës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 29 qershor, të gjitha terminet për vaksinim kundër koronavirusit janë të zëna.

Komento: