Ndeshja Liverpool – Manchester Unitedit, ylli i Liverpooli ka diҫka për të thënë

12:41 | 24 Shkurt 2019

Sot do të zhvillohet ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.

Liverpool do ta ketë një nga testet më të vështira në pasditen e sotshme, kur do të përballet me Manchester United.

Në fillim të sezonit, United ishte skuadra që mposhtej me lehtësi, por që nga ndërrimi i trajnerit, situata qëndron ndryshe.

E në dijeni për këtë është edhe kapiteni i ‘The Reds’, Jordan Henderson i cili ka thënë se Manchester United tashmë janë një tjetër ‘bishë’.

“Është një Manchester ndryshe, definitivisht. Ata janë në moment më të mirë tani/ Kanë formë shumë më të mirë, dhe kjo mund të shihet” ka thënë Hendo.

“Paraqitja e tyre kundër Chelsea në kuadër të Kupës FA ishte shumë e mirë. Kundërsulmet e tyre ishin shumë të mira dhe në fazën e mbrojtjes ishin solid” ka thënë tutje kapiteni i Liverpool.

Ndeshja ndërmjet Manchester United dhe Liverpool do të luhet me fillim nga ora 17:30.

Komento: