Arben Vitia vaksionohet me AstraZeneca

11:23 | 08 Korrik 2021

Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Vitia ka marrë vaksinën në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Ndërsa, ai ka marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Pas vaksinimit, Vitia pritet të flas para mediave.

Kujtojmë që Ministria e Shëndetësisë tashmë ka marrë vendim që qytetarët të vaksinohen me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Të gjithë ata që kanë dashur të vaksinohen me vaksinën e Pfizer, janë kthyer dje prapa pa u vaksinuar.

Vaksina Pfizer do t’u jepet vetëm atyre që kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine.

Komento: